Në vendin tonë duket se ditët e fundit situate nga Covid 19 është e rënduar, për këtë pas spitaleve Covid 19, në pritje të pacientëve të infektuar tashmë janë edhe spitalet rajonale.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC se spitali i Durrësit prej ditës së djeshme është në pritje të pacientëve të infektuar me Covid.
Sipas burimeve bëhet me dije se aktualisht në spital janë shtruar 50 persona të infektuar me Covid, gjendja e të cilëve fatmirësisht është e mirë.
Ndër të tjera mësohet se numri i qytetarëve që shfaqen në spital për të marrë ndorkohë mjekësore është i lartë.
Ndërkohë kujtojmë se në këtë spital në dispozicion të pacientëve të prekur me Covid janë vënë 70 shtretër./abcnews.al