Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E KRYER: Martinez pranon, zbulohet detajet për rinovimin me Interin

schedule11:15 - 16 Shkurt, 2021

schedule 11:15 - 16 Shkurt, 2021

Lautaro Martinez është pjesë e rëndësishme e projektit të Interit për të ardhmen dhe drejtuesit e klubit italian kanë arritur marrëveshjen për ta nënshkruar një kontratë të re, që do të zgjatet me një vit dhe argjentinasi do të përfitojë më shumë.

Në Itali raportojnë se Martinez do të firmosë një marrëveshje nga e cila do të marrë 4.5 milion euro në sezon, deri në qershor të vitit 2024. Veç pagës do të ketë edhe bonuse të tjera, si dhe është rënë dakord që të mos ketë një klauzolë largimi.

111 milion euro është klauzola për të dalë i mirë në marrëveshjen aktuale. Rinovimi me Lautaro Martinez pritet të nënshkruhet deri në fund të këtij muaji, pas tre takimeve që Marotta e Ausilio kanë bërë me menaxherët e sulmuesit të tyre.

Tek Interi ndërkohë po punojnë për të rinovuar edhe me Nicolo Barella dhe Alessandro Bastoni. Këtij të fundit duan t’ia zgjatin kontratën deri më 30 qershor të vitit 2024, si dhe pagën t’ia ccojnë 2.5 milion euro. Ky do ishte një mesazh i qartë që Interi e konsideron të rëndësishëm për momentin dhe të ardhmen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!