Bujar Pregja, specialist gjykimi, ka analizuar rastet e diskutueshme të kësaj javë në Superiore. Fokusi ishte fillimisht te dueli mes Bylisit dhe Laçit, që pati dy kartonë të kuq dhe disa raste të dyshimta për penallti. Gjithashtu edhe goli i kurbinasve ishte pjesë e diskutimit në emisionin “Pressing” në ABC.
“Duhesh administruar më mirë situata. Nuk ka nevojë për moviolë, do marrë vendime Komisioni i Disiplinës. Them që arbitri nuk ka arritur ta menaxhojë siç duhet, nuk ka eksperiencë të madhe. Vonohet në tregimin e kartonit të kuq ndaj lojtarit të Laçit.
Është një arbitër i ri, ka mbajtur 5-6 ndeshje në kampionat. Ka pasur ecuri të mirë, prandaj u mendua t’i besohej kjo ndeshje. Ka gabuar edhe në minutat e para të takimit. Security futen në fushë me sinjalin e delegatit të ndeshjes. Në këtë situatë, ndoshta edhe ata nuk kanë çfarë bëjnë. Mund të kishin ndërhyrë më shpejt.
https://streamable.com/ezcj4o
Rasti i Mustës? Ndërhyrje e gabuar e mbrojtësit, nuk është i interesuar për topin. Kemi të bëjmë me penallti për Laçin, duket qartë që mbrojtësi shkon direkt në trupin e lojtarit të Laçit.
Rasti ndaj Shehut? Sërish faull, lojtari i Bylisit nuk prek topin, kap direkt këmbët, e ka penguar lojtarin e Laçit. Është sërish penallti e padhënë për Laçin.
Goli i anuluar i Laçit? Ishte me të drejtë pozicion jashtë loje. Të dy sulmuesit e Laçit janë më të avancuar, pozicion i saktë jashtë loje.
Goli i Laçit nga Malota? Moment i vështirë, por mbrojtësi i Laçit është më i avancuar. Ai mbulohet nga mbrojtësit, por në rastin e parë është në pozicion të parregullt. Është moment shumë i vështirë, pozicion i vështirë për asistentin.
Rasti i Harmon Van Dave? Mendoj se ka vepruar drejt arbitri. Nuk është penallti për Laçin. Nwabueze? Patjetër që mund të dënohet mbi 7-8 javë“, deklaroi Bujar Pregja. /abcnews.al