Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria me 1/4 e popullsisë së Greqisë numëron gati 2 herë më shumë të infektuar me koronavirus

schedule17:04 - 15 Shkurt, 2021

schedule 17:04 - 15 Shkurt, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Greqi bën me dije se në 24 orët e fundit janë raportuar 698 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë, 26 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë në 6152 viktima.

Ndërsa numri i pacientëve të trajtuar në intubim janë 299, prej të cilëve 67,2 % janë burra.

Infektimet e reja në Greqi janë ulur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në sajë edhe të masave të marra si edhe nisjes së vaksinimit.

Ndryshe nga Greqia, Shqipëria me 1/4 e popullsisë së saj numëron çdo ditë më shumë se 1 000 raste duke na renditur në një ndër vendet me nivelin më të lartë të infektimeve në raport me popullsinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!