Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Edhe ne me mungesa”, Koeman: Araujo jashtë, Dembele tani është tjetër njeri

schedule15:56 - 15 Shkurt, 2021

schedule 15:56 - 15 Shkurt, 2021

Barcelona do të rikthehet të luajë në Champions League dhe ditën e nesërme katalanasit do të presin në shtëpi PSG-në. Trajneri Ronald Koeman u shfaq pak momente më parë në konferencën e zakonshme për shtyp para takimit, ku foli gjerë e gjatë për tema nga më të ndryshmet për sa i përket këtij super dueli.

NDESHJA E PARË NË SHTËPI – “E kemi pritur me shumë entuziazëm shortin. Pres dy ndeshje interesante dhe të bukura. Do të jetë një përballje e fortë, pasi dihet që PSG ka një ekip të fortë, por edhe ne jemi rritur shumë në muajt e fundit”.

 

GJENDJA E PIQUE DHE ARAUJO – “Gerard është mirë. Ai po stërvitet me grupin prej katër pesë ditësh. Kemi përshtypje të mira për gjendjen e tij, por unë kam edhe një ditë kohë për të vendosur nëse ai do të jetë në listë apo jo. Do ta vendosim nesër në mëngjes, pasi ka disa kohë që nuk luan rregullisht. Ndërsa, Araujo nuk është stërvitur me ekipin dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.

PSG – “Nuk e di se si do të luajnë ata, mbetet për t’u parë në fushë. Ata janë një ekip që pëlqejnë të dominojnë lojën, po ashtu edhe ne. Francezët do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, pasi luajnë në transfertë, por ne do të na pëlqente të merrnim një rezultat sa më të mirë nesër”.

MUNGESAT – “Çdo ekip do të dëshironte që t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Sergi Roberto, Ansu Fati, Araujo apo dhe Countinho nuk do t’i kemi të gatshëm, por unë kam besim tek lojtarët e mi. Dhe ata kanë mungesa, por të gjithë ekipet kanë pikat e tyre të forta e të dobëta. Shpresojmë që nesër t’i shfrytëzojmë në maksimum mundësitë tona”.

DEMBELE – “Trajneri përpiqet që të sjellë një frymë sa më pozitive në ekip, por dhe dëshira e lojtarit ka të bëjë shumë. Nga ana fizike, Ousmane është përmirësuar si shumë lojtarë të tjerë. Ne e kemi ndihmuar atë që të përballojë presionin, por ajo që ka rëndësi është se ai ka ndryshuar”.

 

MESSI DHE MBAPPE – “Nuk më pëlqen që mbrojtësit e mi të kenë detyra specifike në markimin e një lojtari. Ai luan shpejt dhe bën shumë presion kur nuk e ka topin. Lojtarët duhet të kenë kujdes sidomos mes linjave dhe duhen të jenë të qetë kur të kenë topin në zotërim. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe ne kemi nevojë që ai të jetë në formën e tij më të mirë. Francezi është shumë i shpejtë dhe mund të na i komplikojë gjërat, por jam i sigurtë se do të jetë një ndeshje e bukur.

VAZHDIMËSIA E EKIPIT – “Po kalojmë nga një provim çdo ditë. Jemi në rrugën e duhur dhe po bëjmë mirë. Në çdo ndeshje, por sidomos në ato që kemi humbur kemi patur mundësi shumë të mira për të shënuar. Këto janë gjëra që ndodhin në lojë dhe është mëse normale, por duhet të tregohemi më cinik para portës”, përfundon Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!