Covid-19 i merr jetën kryetarit të Këshillit Bashkiak në Kavajë

schedule10:14 - 15 Shkurt, 2021

schedule 10:14 - 15 Shkurt, 2021

Koronavirusi i ka marrë jetën kryetarit të Këshillit Bashkiak në Kavajë. Ramazan Cara nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Carën e ka bërë të ditur kryebashkiaku Redjan Krali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krali ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të tij, siç e quan ai.

“Shumë u lutëm për ty o mik i mirë, por kjo flamë të mundi!

Tepër e hidhur është ikja jote sot, për secilin nga ne që pati fatin të të njihte.

Të të njihte zemrën e butë, urtësinë e mendimit, besnikërinë e një miku të rrallë.

Nuk ka ngushëllim kjo humbje për familjen tënde; Zoti i dhëntë durim dhe forcë!

Të qoftë dheu i lehtë Ramazan Cara!”, shkruan kryebashkiaku. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!