Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet, Daka: Votuan 46.9% e qytetarëve, shumë shpejt rezultatet e para

schedule20:23 - 14 Shkurt, 2021

schedule 20:23 - 14 Shkurt, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 19:00 kanë votuar 46.90 përqind apo 827 mijë e 984 votues.

Përmes një konference për media kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se pas pak minutave do të fillojë publikimi i rezultateve të para.

“Nga 98.3 për qind, 46.90 përqind, 827 mijë e 984 votues. Nga ora 19 ka filluar afati per praqitjen e ankesave lidhur me procesin e votimit të sotëm. Pas disa minutave do të fillojë publikimi i rezultateve të para”, ka thënë Daka.

Sipas Exit Poll-eve të para që janë publikuar këtë mbrëmje, Vetëvendosje ka kryesuar garën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!