Kanë vijuar replikat mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i keq dhe me borë gjatë orëve të fundit në vendin tonë.
Basha përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka zgjedhur që ti përgjigjet shefit të qeverisë me një video nga brenda makinës së tij që u bllokua mbrëmjen e së shtunës në Shkodër
LEXO EDHE: Rama i përgjigjet Bashës: Lulëzim, politika me fatkeqësitë është si makina pa zinxhirë në borë
Kreu i PD-së shkruan se shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta.
“Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend.
Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton!”, shkruan Basha./abcnews.al
Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend.
Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton! pic.twitter.com/Rq9pkFMTGF— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 14, 2021