Basha: Vendi është nën ujë, Rama bën propagandë. Më 25 Prill do fitojë Shqipëria

schedule13:37 - 14 Shkurt, 2021

schedule 13:37 - 14 Shkurt, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se nuk ka mbajtur asnjë premtim të bërë në vitin 2013. Basha tha se vendi është sot sërish nën ujë dhe njerëzit po jetojnë ende në çadra ndërsa Rama nga ana tjetër bën vetëm propagandë. Ai u shpreh se me Ramë Shqipëria ka ngecur në baltë, por shtoi se kjo do të ndryshojë me datë 25 Prill.

“Asnjë prej premtimeve të Edi Ramës nuk është mbajtur. Ka dështuar në çdo drejtim. Premtoi 300 mijë vende pune. Premtoi shëndetësi falas. Secili prej jush e di që kosto e jetës vetëm është rritur. Tani ka filluar të thotë premtime të tjera. E gjithë kjo do të ishte për t’u gajasur nëse gjithë kjo nuk do binte mbi xhepat e shqiptarëve.

Prej disa muajsh unë po punoj me ekspertë të huaj. Vendi është nën ujë sërish. Njerëzit po jetojnë në çadra. Çfarë bën qeveria për të shmangur pasojat që bien mbi qytetarët. Çfarë bën Edi Rama? Vetëm propagandë. Çfarë bëri kur nisën përmbytjet? Vetëm propagandën. Ka bërë të vetmen gjë që di të bëjë. Me Ramën Shqipëria ka ngecur në baltë. Më 25 Prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë”, tha Basha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!