Bora bllokon disa fshatra në Korçë, akset nacionale të kalueshme vetëm me zinxhirë

schedule09:17 - 14 Shkurt, 2021

schedule 09:17 - 14 Shkurt, 2021

Në qarkun e Korçës vijojnë të jenë prezentë reshjet e borës të shoqëruara me temperatura të ulëta deri në – 8 gradë dhe erë të fortë në disa zona.

Gazetarja Ledjana Xheladinaj bën me dije për abcnews.al se përveç mjeteve borëpastruese në rrugë ndodhet dhe prania e forcave të FA-së.

Deri më tani trashësia e borës në Korçë varion 40-50 cm, ka dhe vende e zona që për shkak të erës trashësia e borës shkon deri në 100 cm – 150 cm.

Ndërkohë për shkak të reshjeve të borës janë bllokuar Lekasi, rrugët e Mokrës, rrugët e fshatrave në Kolonjë dhe ka probleme me energjinë elektrike Proptishti.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!