Milani nuk po arrin të gjejë akordim me Mino Raiolën në lidhje me rinovimin e Gigio Donnarummës. Kuqezinjtë nuk duan të heqin dorë nga portieri i talentuar, por agjenti i tij ka pretendime të mëdha sa i përket rrogës së 21-vjeçarit.
“Gardiani” ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe klubi i njohur italian rrezikon ta humbasë me parametra zero në verë. Lajmet që vijnë nga Spanja nuk janë aspak pozitive për tifozët e shumtë të “Djallit”.
Mino Raiola po punon për ta transferuar Donnarummën te Barcelona. Agjenti i njohur ia ka propozuar titullarin e Italisë Joan Laportës, një prej kandidatëve kryesorë për postin e presidentit të klubit katalanas. /abcnews.al