Dy rivalët më të fortë, Ibraimi: Vllaznia dhe Laçi, ka një shkak pse

schedule16:56 - 13 Shkurt, 2021

schedule 16:56 - 13 Shkurt, 2021

Kukësi siguroi një fitore të madhe në kryqytet përballë Tiranës. Ekipi i Mirel Josës triumfoi 0-2 ndaj kampionëve në fuqi.

Kapiteni i ekipit, Agim Ibraimi realizoi golin e parë të takimit, teksa zbulon dy kundërshtarët më të fortë në prononcimin e dhënë për Supersport.

Çdo skuadër është mjaft e fortë, do veçoja skuadrën e Laçit dhe Vllaznisë. Vllazninë për vazhdimësinë, e meriton kryesimin.

Laçi për agresivitetin dhe faktin që ka marrë Duron në stol. Laçi ka lojtarë cilësorë, të cilët janë të paparashikueshëm gjatë gjithë ndeshjes.

Mendoj se këto janë dy skuadrat më të forta“, deklaroi sulmuesi i njohur 32-vjeçar nga Tetova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!