Masat anti-covid jo efikase, urbanët e lokalet plot me qytetarë

schedule16:35 - 13 Shkurt, 2021

schedule 16:35 - 13 Shkurt, 2021

Nga Maksi Rama

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vënë në fuqi masat e reja anti-covid prej ditë së enjte që të minimizohet përhapja e koronavirusit në të gjithë vendin.

ABC bëri një vëzhgim në kryeqytet dhe vihet re një neglizhencë e qytetarëve në respektimin e masave.

Transporti publik, baret dhe kafenetë mbeten sërish vende ku ka më shumë grumbullime.

Nëpër rrugët e kryeqytetit nuk mungojnë ata që neglizhojnë përdorimin e maskës edhe pse është e detyrueshme

Më të ndërgjegjësuar në respektimin e masave anti-covid janë kryesisht mosha e tretë.

“Unë mbroj vetën, nuk mbroj as Edi Ramën, as Bashën e as Metën”, shprehet një qytetar.

Ekspertët transportin publik e kanë konsideruar si përhapës të infeksionit, e pavarësisht kësaj autobusët vijojnë të qarkullojnë plot me pasagjerë

Këtë shqetësim e shprehin dhe vetë qytetarët për ABC

“Është plotë. Mëngjesi sidomos pasi lëvizim për në punë, nuk hipet në autobus, pasi është reduktuar edhe orari i autobusëve dhe aty është plot”, tregon një qytetare.

Grumbullimet nëpër tavolinat e kafeneve mbeten shqetësim pavarësisht shtrëngimit të masave nga qeveria

Për të ndërgjegjësuar dhe ndëshkuar qytetarët për mosvënien e maskës, efektivët e policisë i gjen pothuajse kudo

Por në një kohë që policia po ndëshkon qytetarët e pabindur, një gjë e tillë duket se nuk ndodh për gjobitjen e kolegeve të tyre si në këtë rast, ku shfaqet edhe  polici pa maskë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!