Një krim makabër ka ndodhur mbrëmbjen e së dielës në Dibër të Madhe. Prokuroria e Gostivarit po heton lidhur me vrasjen e 3 anëtarëve të së njëjtës familje, përkatësisht të Amid Poçestes, bashkëshortes se tij Nazmije Poçesta dhe vajzes se tyre 13 vjeçare Anila Poçesta. Arsyet e këtij krimi makabër ende nuk dihen, ndërsa prokuroria vijon hetimet. Mediat maqedonase duke cituar burime jozyrtare raportojnë se krimi mund të jetë kryer nga një dhëndër i kësaj familje. Sipas tyre, ai e ka kryer vrasjen për shkak të një debati rreth një pjesë toke të pretenduar mes dy palëve. Ndërkohë, familja Poçesta jetonte në Itali dhe ishin kthyer në Dibër për pushime. /abcnews.al