RB Leipzig nuk humb kohë, ylli i mbrojtjes ndan rrugët me Manchester City

schedule09:59 - 13 Shkurt, 2021

schedule 09:59 - 13 Shkurt, 2021

RB Leipzig ka blerë nga Manchester City mbrojtësin Angelino, i cili po shkëlqen në Bundesliga. Gjermanët e kishin marrë në huazim spanjollin dhe pas paraqitjeve të mira kanë vendosur që të nënshkruajnë me të.

Për këta ata kanë aktivizuar klauzolën për ta blerë dhe Angelino do të jetë pjesë e RB Leipzig deri në vitin 2025. Klubi i Bundesliga ka dalë edhe me një komunikatë zyrtare për këtë lëvizje. 24-vjeccari numëron 9 gola me gjermanët, ndërkohë që ka dhënë edhe 16 asiste në 47 ndeshje.

City e kishte shitur në vitin 2018 në Holandë te PSV për 5.5 milion euro dhe një vit më pas e bleu për 12, por në Premier League nuk pati hapësira dhe RB Leipzig ishte ekipi i duhur që Angelino të shpërthente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!