Në rrugë pas orës 20:00, gjobiten 15 qytetarë, 29 shoferëve iu pezullohet leja e drejtimit

schedule23:12 - 12 Shkurt, 2021

schedule 23:12 - 12 Shkurt, 2021

Pas hyrjes në fuqi të orës policore, uniformat blu kanë nisur kontrollet në të gjithë vendin për të monitoruar respektimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së COVID.

Nga kontrollet janë kapur në shkelje 15 qytetarë që po lëviznim pa autorizim dhe pa ndonjë arsye shëndetësore, të cilët janë gjobitur me nga 10 mijë lekë.

Ndërkohë për 29 drejtues mjetesh që po lëviznin jashtë orës policore është marrë masa e pezullimit të lejes së qarkullimit.

“Qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e mjeteve jo vetëm në qendrat e qyteteve, por edhe në periferi, po zbatojnë me korrektësi masat kufizuese anticovid. Prej orës 20:00, të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë monitoruar zbatimin e orës policore, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve.

Ora policore është respektuar nga drejtuesit e mjeteve, nga qytetarët dhe nga pronarët e bizneseve. Gjatë mbrëmjes së sotme janë evidentuar një numër shumë i vogël drejtuesish të automjeteve dhe qytetarëve që kanë shkelur orën policore, duke lëvizur pa autorizim, për arsye jo të domosdoshme.

Për 29 drejtues mjetesh që janë konstatuar në këtë shkelje, në të gjithë vendin, është marrë masa pezullim i lejes së drejtimit. Gjithashtu janë ndëshkuar në të gjithë vendin, me nga 10.000 lekë, 15 qytetarë që lëviznin pa autorizim, pa ndonjë arsye të domosdoshme.

Policia e Shtetit apelon për zbatim rigoroz të masave anticovid nga të gjithë qytetarët, duke bashkëpunuar dhe mirëkuptuar punonjësit e Policisë”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!