Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Optimizëm dhe shumë porosi te Kastrioti, Ndreu sfidon Partizanin

schedule17:16 - 12 Shkurt, 2021

schedule 17:16 - 12 Shkurt, 2021

Kastrioti, pas fitores me Kukësin përballet këtë herë me Partizanin në Kamzë. Trajneri Ramazan Ndreu ka folur për mediat në prag të këtij dueli dhe është optimist se skuadra e tij mund të marrë një tjetër rezultat pozitiv.

“Kam besim te skuadra, pasi jemi në ritëm. Ka 4-5 ndeshje që skuadra po luan shumë mirë, kështu që edhe me Partizanin do ndodhë e njëjta gjë pavarësisht se përballë kemi një ekip shumë të mirë në manovrën sulmuese. Do mundohemi ta përgatisim ndeshjen me shumë kujdes, që minimumi të mos dalim pa pikë”, tha fillimisht Ndreu.

Më pas ai bën edhe një bilanc: “Në mbarimin e dy fazave të para, patëm probleme me mungesat. Është shumë e vështirë për një skuadër kur i mungojnë 4-5 lojtarë kryesorë, pasi i humbet fizionomia e lojës dhe është problem. Në këto 2-3 ndeshje na janë rikthyer lojtarët dhe kemi bërë lojëra të mira”.

Ndreu është optimist për duelin me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja: “Edhe me Partizanin besoj se do jemi fitimtar, pasi jemi në ritëm dhe me moral të mirë. Do e përgatisim ndeshjen me shume kujdes. Ne duhet të marrim pjesë në lojë, si punëtorë. Kjo do të thotë të futemi në fushë me kokën poshtë dhe të dalim me kokën lart”.

Ndreu në fund ngacmohet në lidhje me objektivin e Kastriotit dhe nuk dëshiron të flasë për pjesëmarrjen në kupat e Europës. “Unë si trajner jam me këmbë në tokë, pasi e njoh situatën dhe skuadrat që janë para nesh. Ato janë ekipe të forta, me buxhet të lartë. Ne do mundohemi të marrim sa më shumë pikë, ky është objektivi ynë”, përfundon Ndreu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!