Tjetër fitore jashtë fushe për Chelsea, e treta radhazi me Thomas Tuchel në pankinë. Sot ishte më e thjeshtë përballë Barnsley, skuadër që renditet në vendin e 13-të në Championship.
“Blutë e Londrës” fituan 0-1 dhe siguruan kualifikimin në çerekfinalet e FA Cup. Golin e fitores e realizoi Tammy Abraham në minutën e 64-t.
Sulmuesi anglez mori një asist nga James dhe nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë, gol që i mjaftoi Chelsea për të kaluar në raundin tjetër.
Në çerekfinale kaloi edhe Southampton. “Shenjtorët” fituan 0-2 në një fushë të vështirë si ajo e Wolves. Golat e fitores u realizuan në pjesën e dytë nga Ings dhe Armstrong. /abcnews.al