Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paketa ‘Tony Blair’ që eleminoi huliganizmin/ U aplikua në vitet ’90, nga listat e turpit te marrja e pasaportës

schedule14:36 - 25 Tetor, 2026

schedule 14:36 - 25 Tetor, 2026

Nuk është shpikje alla-shqiptare. Huliganizmi që sot shohim në rrugët e Tiranës, ka qenë problem i madh edhe për vendet më të pasura të vendit, ose më saktë për nënën e huliganizmit, Anglinë e futbollit.

Shekullin e kaluar, Dy tragjeditë e Hillsborou dhe Heyselit, shkundën Anglinë dhe detyruan për të marrë masa të ashpra për huliganët. Por ndersa masat u ashpersuan ne stadiumet britanike, huliganët gjetën shteg për të kryer ushtruar dhunën jashtë Ishullit. Dhe jo me ndeshjet e champions, por ne skenen me prestigjioze te ftubolllit, kampionatin boteror.

Marseja që sot po vuan dhunën e antifës dhe marksistëve, në qershor të 1998 u kthye në arenen e pergjakur te huliganizmit. në botërorin e Francës, luhej më 15 qershor Angli-Tunizi, pak kush e mban mend si ishte rezultati i ndeshjes, ndeshja e vërtetë u luajt jashtë fushe, në rrugët e Marsejës të cilat u kthyen në zona lufte për 3 ditë rresht.



Në historinë e futbollit, ngjarja mbahet mend si turpi i tifozëve anglezë. Huliganët vecc thirrjeve naziste dhe raciste, dogjën Marsejën. Fatmirësisht, nuk pati viktima, shkruan ABC News Kryeministri i atëhershëm britanik, një figurë e njohur edhe në Shqipëri, Toni Blair e konsideroi ngjarjen e Marsejës, një turp kombëtar!

Qeveria e kryeministrit britanik Tony Blair miratoi urgjentisht në vitin 2000, ligjin Football (Disorder) act, një ligj që synonte të shkatërronte huliganizmin ne rrenje. Plani funksionoi. Sot stadiumet angleze jane me te sigurtat ne Europe.

Por pse plani Rama sot është i ngjashëm me planin Blair atëherë?
Toni Blair krijoi po ashtu një listë të zezë të huliganëve, madje publike, e mbiquajtur “ Naming and Shaming”, një turpërim publik për huliganët që nuk e kishin turp personal të kryenin dhunë.

Por si ndaloheshin huliganët jashtë Anglisë?
Anglia realizoi marrëveshje me shtetet e tjera, për të patur “Spotters”, oficerë të inteligjencës në mënyrë që të indetifikonin në aerportet e huaja huliganët anglezë.

Një tjetër marrëveshje, e ndërsjelltë, ishte se ccdo hooligan që kryente akt dhune në vend të huaj, dënohej njëjtë në Angli. Po ashtu, me ligj, Blari vendosi që 5 ditë para një ndeshjeje ndërkombëtare, ccdo huligani ti ndalohej dalja nga vendi.

Masa e fundit që mori Blair ndaj huliganëve, ishte sistemi i ndarjes së biletave. Në rast se huligani kishte arritur të kalonte të gjitha masat e mësipërme, në stadiumin jashtë vendit duhet të dorëzonte pasaportën origjinale. Nëse emri jepte alarm, bileta nuk merrej dhe Policia shoqëronte menjëherë të dyshuarin.

Me këtë paketë, Tony Blair arriti që tifozët anglezë të mos shkaktonin asnjë incident në botërorin e Koresë dhe Japonisë më 2002 apo Europianin e Portugalisë më 2004. Nuk dihet nëse Rama është këshilluar me Tony Blair për këtë paketë. Por paketa e prezantuar këtë të dielë e kryeministrit synon të njëjtën gje: parandalimin e situatave te ngjashme ne te ardhmen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!