Barcelona humbi mbrëmjen e kaluar 2-0 sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në fushën e Sevillas. Kualifikimi në finalen e madhe është vështirësuar shumë, por djemtë e Roland Koeman do të bëjnë maksimumin për të përmbysur rezultatin në “Camp Nou” (3 mars).
Trajneri holandez ka marrë një lajm të mirë nga infermieria. Sergino Dest dhe Martin Braithwaite kanë lënë pas krahëve problemet muskulore dhe sot janë stërvitur rregullisht me ekipin gjatë paradites. Të dy lojtarët janë gati për duelin e radhës ndaj Alaves.
Ndërkohë, ai që shqetëson Koeman është Miralem Pjanic. Mesfushori boshnjak ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë dhe vijon të stërvitet vetëm. Objektivi i Barcelonës është që ta ketë të gatshëm për duelin ndaj PSG në Champions League (16 shkurt). /abcnews.al