Nga Ajgena Korbi
Dyert e 215 gjimnazeve në 10 Qarqe të vendit janë mbyllur.
Rreth 48 mijë nxënës të arsimit të mesëm në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamzë dy javët në vijim do të zhvillojnë mësim online.
Ndryshe nga sa ishte parashikuar, për shkak të përhapjes së Covid 19 në këto zona, në banka nuk do lejohet të kthehen as maturantët.
“Ka pasur një shtim të numrit të mungesave ndaj dhe kaluam në këtë skenar”, është shprehur ai.
Mësimi sipas Fiqiri Çifligut nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar do të zhvillohet përmes platformës academia. al.
Por a janë të pajisur nxënësit dhe mësuesit me kompijutera dhe a kanë internet për ti ndjekur lëndët në distancë?
“Në gjatë 2020-ës kemi shpërndarë 16 mijë tableta, shpresoj ti vënë në punë”, ka thënë Çifligu.
Ndërkohë që rreth gjysma e gjimnazistëve në vend nuk do të jenë në klasa nga 11 shkurti deri më 26 shkurt në shkollat nëntë vjeçare sipas Ministrisë së Arsimit po vijon mësimi I alternuar mes atij me prani fizike dhe në distancë./abcnews.al