Liverpool është në kërkim të një mesfushori dhe Kicker raporton se Florian Neuhaus është një prej objektivave. Futbollisti i Borussia M’Gladbah kërkohet edhe nga Borussia Dortmund dhe do i pëlqente një lëvizje te verdhëzinjtë, sidomos nëse edhe trajneri Marco Rose ndjek të njëjtën rrugë me të.
Mesfushori 23-vjeçar do të ishte zëvendësuesi ideal i Georginio Ëijnaldum, i cili ende nuk ka pranuar të nënshkruajë një kontratë të re me kampionët në fuqi të Anglisë. Neuhaus është nën kontratë me Gladbah deri në qershor të vitit 2024.
Liverpool mund ta transferojë atë në verë pa bërë asnjë negociatë, nëse do të paguajë shifrën e 40 milion eurove. Kaq është klauzola që e nxjerr lojtarin e kombëtares gjermane të lirë. Neuhaus është paraqitur mirë sivjet, teksa ka shënuar 4 gola e ka dhënë 4 asiste në 19 ndeshje në kampionatin gjerman. /abcnews.al