Mediat e pavarura në Poloni pezulluan mbulimin e lajmeve dhe programe të tjera të mërkurën për të protestuar ndaj një takse të re të reklamave që ata e konsiderojnë si një përpjekje nga qeveria e krahut të djathtë për të minuar liritë e shtypit.
Gazetarë dhe botues të fuqisë së gjashtë të BE-së kanë protestuar kundër projektligjit që ka gati qeveria e vendit, me planin për të heshtur apo shtyrë drejt falimentimit disa media të pavarura dhe të blejë ato që mbeten.
Botues dhe gazetarë publikuan online në të gjithë botën një letër të hapur për qeverinë polake dhe për opinionin publik botëror në favor të lirisë së informacionit. Ata e cilësojnë propozimin e qeverisë për vendosjen e një takse ndaj mediave si një plan për të dobësuar apo likujduar zërat informues të pavarur.
Faqet e para të gazetave ishin të bardha, websitet të zeza dhe nuk hapen, asnjë edicion lajmesh përveç atij në televizionin publik; sipas Reporterëve pa kufij, që theksojnë se televizionet publike kontrollohen nga partia sovraniste në pushtet që nga viti 2015.
Partia rend dhe drejtësi është kryeministrit të vendit. Projektligji i cili kundërshtohet nga mediat e pavarura parashikon një taksë të re për reklamat që jepen në media. 50 për qind e kësaj takse, sipas qeverisë do të përdoren për luftën kundër pandemisë. Taksa është rreth 2 deri në 15 përqind e fitimeve nga reklamat./abcnews.al