Mot i vrenjtur dhe me reshje pritet të na shoqërojë deri në fillimin e javës tjetër. Parashikimi vjen nga meterologët, të cilët parashikojnë edhe ulje të temperaturave.
Nëse keni bërë plane për të shkuar në plazh duhet t’i ndryshoni. Meteorologët parashikojnë rikthim të reshjeve pothuajse në të gjithë vendin.
Në një pjesë të territorit sipas Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ato do të jenë të dobëta, ndërsa në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Berat dhe Korçë priten reshje mesatare.
Meteorologët nuk përjashtojnë mundësinë e shtrëngatava. Më të mundshme janë në terrene malore, por ato parashikohet të jenë të pranishme vetëm gjatë pasditeve dhe të zgjasin pak.
Vranësirat dhe reshjet pritet të jenë të pranishme deri të hënën, kur në sasi më të konsiderueshme parashikohen në pjesën qendrore dhe juglindje të vendit.
Gjithashtu parashikohet rënie e lehtë dhe graduale e temperaturave deri në fillim të javës tjetër kur vlerat e termometrit parashikohet të bien me të pakten 3 gradë celcius.
Ndërsa era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht në orët e pasdites./abcnews.al