“National Enquirer”, kasaforta e të dhënave që mund të fundosë Trump

schedule22:59 - 24 Gusht, 2018

schedule 22:59 - 24 Gusht, 2018

E përjavshmja amerikane, “National Enquirer”, ka patur në zotërim materiale kompromentuese që mund të dëmtonin rëndë figurën e presidentit Donald Trump. Lajmin e bën të ditur “Associated Press”, që citon burime të mirinformuara dhe faktin se prokurorët që po hetojnë çështjen e ish-avokatit të Trump i kanë dhënë imunitet botuesit të tabloidit.

Dejvid Peker njihet për miqësinë e tij me kreun e shtetit dhe sipas agjencisë së lajmeve ka marrë një sërë pagesash të fshehta që të mos publikonte materialet. Të njëjtën gjë ai ka bërë edhe me shumë emra të tjerë VIP, duke blerë të drejtat e historive të tyre dhe më pas duke mos i publikuar ato. Një prej tyre është edhe rasti i ish-modeles së revistës “PLayboy”, Karen Mekdugall, që pretendon se ka patur një marrëdhënie me Trump./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!