PSG ka dalë hapur dhe po tenton të bindë Leo Messin të zgjedhë francezët në fund të kontratës me Barcelonën. Disa prej lojtarëve të kampionëve të Francës kanë folur edhe nëpër media, duke tentuar t’i tregojnë argjentinasin se do e prisnin krahëhapur.
Nga ana tjetër Manchester City nuk ka ndërmend të dorëzohet. “Qytetarët”, të cilët janë drejt titullit kampion në Premier League, duan ta bëjnë tyrin Messin dhe sipas ESPN trajneri Pep Guardiola vazhdon të bëjë presion te drejtuesit e klubit për ta bërë këtë lëvizje.
Me PSG-në në garë dhe krizën financiare nuk është një operacion i lehtë, por nuk mund të ketë një moment më të mirë për Manchester City që ta marrë Messin. Ylli argjentinas sigurisht do të donte të punonte sërish me Pep, apo të luante krah Sergio Aguero, të cilit i përfundon kontrata këtë verë. /abcnews.al

