Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për media deklaron se kontrollet e trafikut në kryeqytet, të fokusuara tek sjellja e drejtuesve të mjeteve, kane rezultuar në shumë masa administrative të dhëna për shkak të mos respektimit të përparësisë së këmbësorëve aty ku sinjalistika e detyron.
Policia e shtetit përmes një njoftimi për media njofton se kontrollet në funksion të Planit Operacional të quajtur “Tispol Gusht 2018” po vijojnë në kryeqytet të përqendruara në mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve në rrethrrotullim dhe përparësitë ndaj këmbësorëve.
Këto kontrolle janë përqëndruar në rrugët dhe rrethrrotullimet që evidentohen si zona me trafik të rënduar.
Nga verifikimet identifikohen një numër i lartë drejtuesish të automjeteve të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi në rrethrrotullim apo vendkalim këmbësorësh, duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore. Pamjet nga vëzhgimi i policisë rrugore, ilustrojnë 78 masat administrative të vendosura në dy orë./abcnews.al