Fluks në spitalet COVID, 22 të shtruar në 24 orët e fundit

schedule18:04 - 9 Shkurt, 2021

schedule 18:04 - 9 Shkurt, 2021

Situata nga koronavirusi është mjaft shqetësuese në Shqipëri. Prej fillimit të muajit shkurt shifrat cdo ditë njohin vetëm rritje të frikshme duke thyer rekordet ditë pas dite të të infektuarve, por edhe fataliteteve.

Sot u regjistruan 1239 qytetarë pozitivë nga 4562 tamponë që janë bërë dhe 16 viktima. Por alarmi nuk është vetëm te shifrat e të prekurve, por edhe të shtruarve. Në 24 orët e fundit janë 22 qytetarë të shtruar në spitalet COVID në Tiranë si pasojë e sëmundjes.

Dje ishin 449 të shtruar në spitalet covid, ndërsa sot numri ka shkuar në 471 pacientë, 22 pacientë të rinj, shëndeti i të cilëve është përkeqësuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!