Nicolo Zaniolo pësoi një dëmtim të rëndë në gju në muajin shtator. Mesfushori i talentuar i Romës, kreu një ndërhyrje kirurgjikale dhe vijon të rikuperohet.
21-vjeçari u prek edhe nga Covid-19 më datë 18 janar. Përgjigja e tamponit të fundit ka dalë negative më në fund, lajm që e jep vetë lojtari me anë të një postimi në “Instagram”.
Zaniolo mund të rikthehet në Trigoria, aty ku do të punojë i diferencuar për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicion të trajnerit Fonseca.
Italiani është një titullar i kombëtares italiane dhe po punon për të qenë gati për Euro 2021 me ekipin e Roberto Mancinit. /abcnews.al