Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1526 raste të reja me COVID19, prej të cilave 750 raste u zbuluan në Atikë, 206 në Athinë dhe pjesa tjetër në zonat e tjera të vendit.
Ndërkohë janë shënuar 20 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë në 6017 në total.
Mediat greke raportojnë se mosha mesatare e viktimave është 79 dhe pjesa më e madhe e tyre kanë pasur sëmundje shoqëruese.
Aktualisht në intubim po trajtohen 277 pacientë.82.5% e pacientëve të intubuar janë të moshës mbi 70 vjeç./mv.abcnews.al