Tunel droge nga një Fast Food në Arizona te një banesë në Meksikë

schedule10:48 - 24 Gusht, 2018

schedule 10:48 - 24 Gusht, 2018

Autoritetet amerikane kanë zbuluar një tunel sekret që përdorej për të transportuar drogë nga Meksika për në SHBA. Për këtë, policia ka arrestuar një person.

Autoritetet amerikane kanë zbuluar një tunel sekret të drogës që shtrihej nga një ish fast food “KFC” në shtetin e Arizonës deri në Meksikë. Tuneli prej 180 metrash ishte në bodrumin e restorantit të vjetër në San Luis, kalonte poshtë kufirit deri tek një shtëpi në San Luis Rio Colorado. Autoritetet e bënë zbulimin javën e kaluar dhe kanë arrestuar pronarin e ndërtesës në Arizonën jugore. Ata mësuan për tunelin pasi i dyshuari, Ivan Lopez, u ndalua, sipas mediave lokale.

Gjatë një bllokimi në trafik, qentë e policisë thuhet se kanë udhëhequr oficerët në dy kontejnerë me lëndë narkotike me një vlerë prej më shumë se 1 milion dollarë në makinën e Lopez. Hetuesit thonë se kontejnerët mbanin 118 kg metamfetaminë, gjashtë gram kokainë dhe 21 kg heroinë. Agjentët kontrolluan shtëpinë e Lopez dhe godinën e ish KFC-së, duke zbuluar hyrjen e tunelit në kuzhinën e ish- fast foodit. Tuneli ishte 5 metra i gjatë dhe 3 metra i gjerë dhe përfundonte në një derë poshtë një krevati në një shtëpi në Meksikë, thanë zyrtarët amerikanë.

Droga, besohet të jetë tërhequr përmes tunelit me një litar. Kjo nuk është hera e parë që bëhet një zbulim i tillë – dy vite më parë një tunel rreth 800 metra u zbulua nga autoritetet në San Diego të Kalifornisë. Autoritetet thanë se ishte një nga tunelet më të gjatë të drogës të zbuluar ndonjëherë, i cili ishte përdorur për të transportuar kokainë dhe marijuanë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!