Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fizioterapia e trajtimet post-covid! Shërbimi unik edhe në shtëpi fal ‘Expert Physiotherapy’

schedule18:43 - 8 Shkurt, 2021

schedule 18:43 - 8 Shkurt, 2021

Fizioterapia duket se është një nga shërbimet e domosdoshme për personat që kalojnë Covid-19. Specialistet e klinikës ‘Expert Physiotherapy’ gjatë bisedës së sotme në programin Abc e Pasdites me Ermal Peçi nënvizuan se lodhja e trupit, muskujve apo dhe problemeve të tjera shëndetësore duhet patjetër që të trajtohen me shërbime të fizioterapisë.  Menaxherja e klinikës Monika Shahaj tha se në klinikë gjendet aparaturat më të fundit duke ofruar shërbim të personalizuar dhe efikas.

Ndër të tjera ajo shtoi se klientëve u kanë ardhur në ndihmë në këtë kohë të vështirë që të shkojnë në banesat e tyre për ta ofrur shërbimin.

“Fokusi është rehabilitimi dhe rikuperimin e plotë të pacientit duke ofruar teknologjinë më bashkëkohore.  Ne disponojmë aparaturat të cilat janë të gjitha fjala e fundit e teknologjisë, duke i dhënë me ndihmën e speacialistit shërbim të personalizuar. Dua të theksoj që të gjtha pajisjet që gjenden në klinikën tonë janë po të njëjtat pajisje që ne ofrojmë edhe në shërbimin në shtëpi. Me këtë shërbim ne kemi dashur që pacientit tonë ti ofrojmë komoditetin e shtëpisë”.

Fizioterapisti Egert Xhoga ndau eksperiencën e tij në lidhje me pacientët që kanë kaluar apo janë infektuar nga Covid 19.

“Rehabilitimi i pacientëve post-covid është shumë i rëndësishëm. Prekja e pulmonit e shkaktuar nga covid 19 , shfaqen disa simptoma që prekin aparatin respirator, kardiovaskular, muskocelektik që vështirësojnë jetën e përditshme të pacientit. Çdo pacient do kërkojnë të rikthim në jetën e përditshme dhe të jetë sa më autonom”.

Xhoga tha se teknikat e përdorimit janë nga më të ndryshmet pasi varet nga gjendja e pacientit.  Gjithashtu fizioterapisti Mejser Voci tha se shërbimet që ofrohen në shtëpi të shumta. Voci shtoi se ndiqen të njëjtat protokolle dhe në shërbimin  në shtëpi.

Fizioterapistja Juljana Balla foli në program për shërbimet që kjo klinike iu ofron grave shtatazana. Këto të fundit, kërkojnë të kenë një shërbim fizioterapie pas muajit të tretë të shtatzanisë dhe postpartum.  Balla tha se në varesi të pacientes ofrohen ushtrime të personalizuara./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!