Henrikh Mkhitaryan është një nga pikat më të forta të Romës. Armeni po shkëlqen me verdhekuqtë. 9 gola dhe 8 asiste në Serie A këtë sezon për fantazistin 32-vjeçar, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin kryeqytetas.
Drejtuesit e Romës kanë lënë një takim me agjentin Mino Raiola në ditët e ardhshme në lidhje me rinovimin. Ndërkohë, Juventusi e pëlqen shumë lojtarin dhe është gati të përfitojë.

Bardhezinjtë shpresojnë që palët të mos arrijnë akordin e zgjatjes së bashkëpunimit dhe më pas do të paraqesin ofertën e tyre për Mkhitaryan, i cili ka “rilindur” te Roma dhe po zhvillon një sezon fantastik. /abcnews.al

