Vaksina e AstraZeneca dhe version afrikano-jugor i Covid-19, OBSH mblidhet sot në Gjenevë

schedule08:45 - 8 Shkurt, 2021

schedule 08:45 - 8 Shkurt, 2021

Një panel i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar rreth vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Mbledhja vjen pasi përdorimi i kësaj vaksine është pezulluar në Afrikën e Jugut pas të dhënave që doza mund të mos jetë efektive ndaj mutacionit të koronavirusit.

Një test klinik tregoi se vaksina ofron vetëm mbrojtje “minimale” kundër Covid-19 të butë deri të moderuar të shkaktuar nga varianti i parë i zbuluar në Afrikën e Jugut, një hap pas ky në luftën globale kundër pandemisë pasi shumë vende të varfëra po mbështeten në avantazhet logjistike të ofruara nga vaksina e AstraZenecas (nuk ka nevojë të ruhet në temperatura shumë të ulëta).

“Është e përkohshme që duhet ta pezullojmë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca derisa t’i kuptojmë këto çështje”, u tha Ministri i Shëndetësisë Zweli Mkhize të dielën gazetarëve.

1.5 milionë vaksinat e marra nga AstraZeneca,  që skadojnë në prill, do të mbahen derisa shkencëtarët të japin indikacione të qarta mbi përdorimin e tyre, shtoi ai.

Një zëdhënës i kompanisë tha se studiuesit tashmë po punonin për të “përditësuar” vaksinën që të trajtojë edhe variantin e  Afrikës së Jugut, i cili është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën. Paneli i OBSH-së do të mblidhet në Gjenevë për të shqyrtuar vaksinën, e cila është një përbërës kryesor i fillimit të vaksinimit global përmes Covax që mbulon rreth 145 vende. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!