Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu mori pjesë në Mëngjesin e 69-të të Lutjeve që zhvillohet nga Kongresi Amerikan, ku prezent ishte dhe Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden.
Mëngjesi i lutjeve këtë vit u zhvillua virtualisht, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por kjo nuk e ndaloi dhënien e mesazheve nga të pranishmit në këtë aktivitet, mjaft të rëndësishëm të SHBA-ve.
Mediu ndërkohë u shpreh se është nder për të që të ishte në Mëngjesin e Lutjeve, së bashku me liderët e SHBA-ve, miqtë e tij në Kongresin Amerikan dhe Senat dhe në një aktiviet që bëri bashkë ish-Presidentet Bush, Clinton, Obama e Trump.
“Per mua ishte moment i veçante dhe privilegj qe personalisht te kisha kenaqesine se bashku me 13 perfaqesues te tjere nga gjithë bota te beheshim bashke ne Lords Prayer”, u shpreh kreu i republikanëve, dhe per t’ju bashkuar mesazheve te Presidentit, ish Presidenteve te SHBA si dhe senatoreve e kongresmenëve”.
Ky ishte Mëngjesi i 69-të i Lutjeve që zhvillohet nga Kongresi Amerikan me prezencën e Presidentit të SHBA që në kohen e Presidentit Ajzenhauer. /abcnews.al/