Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndreu: Devid del golashënues, Kastrioti nuk hap rrugë deri në fund

schedule15:59 - 7 Shkurt, 2021

schedule 15:59 - 7 Shkurt, 2021

Ramazan Ndreu, trajneri i Kastriotit, ishte i lumtur pas ndeshjes që ekipi i tij fitoi kundër Kukësit. Tre pikë të arta, që e vënë skuadrën krutane në rang me ekipet që po luftojnë për një vend në kupat e Europës. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai analizoi paraqitjen e skuadrës së tij, pas duelit me Kukësin që e kanë mposhtur në të dyja përballjet.

“Bardhi  nuk ishte në ditën më të mirë, pasi kishte disa javë pushim. E zëvendësuam në fund, pasi ra fizikisht. Megjithatë ka bërë një punë të mirë. Me këtë skuadër që kemi jemi brenda objektivit. E thamë që do na kthehen disa lojtarë që ishin të dëmtuar.

Do jemi shumë të fortë, si në fillim, me kthimin e lojtarëve. Ndodhi edhe sot dhe kemi boshtin. Kisha besim se do të fitonim. Luajtëm mirë, u mbrojtëm në pjesën e dytë. Nuk i lamë asnjë hapësirë Kukësit. E mira e skuadrës është se vrapojmë shumë në të dyja fazat”.

“Kastrioti me llogari? Herët e tjera ka ndodhur që kanë bërë balancën ekipet e mesit. Kishte  nga ata që besonin se e kishim krijuar distancën. Ne do bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, sa të jemi ne këtu. Nuk mund të jemi tolerantë. Kam lojtarë që vrapojnë, të cilët ndoshta nuk e kanë nivelin e lojtarëve të skuadrës së tij”.

“Devid? Kur ka ardhur De Silva, ai ishte në gjendje të dobët fizike. E kam thënë se ishim me fat që u shty kampionati. Me kalimin e ditëve kam parë që është një nga sulmuesit që kam drejtuar. Ai jep maksimumin në çdo ndeshje. E kam ndërruar pak herë dhe sakrifikon për skuadrën. Kam besim se deri në fund të kampionatit do të jetë shënuesi më i mirë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!