Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e së dielës qytetin e Vlorës, ku u qëllua me breshëri plumbash, Gentian Qarri.
Mësohet se 15 persona janë shoqëruar në polici, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 20 gëzhoja.
Mbi 12 plumba kanë prekur trupin e 40 vjeçarit, Gentian Qarri, i cili ka ndërruar jetë sapo pasi ka mbërritur në spital.
Plumbat janë zbrasur në pjesën gjoksit kraharorit dhe në brinjë.
Lexo edhe: Doli nga burgu për drogë në Itali dhe punonte hidraulik, e shkuara kriminale e vlonjatit që u vra
Sakaq dyshohet se automjeti me targa greke është vjedhur Greqi, ndërsa autorët mund të jenë ndihmuar nga persona të tjerë, kur kanë djegur automjetin në zonën e pyllit të Sodës.
/abcnews.al/

