Ditë zie në Korçë, shuhet legjenda e Skënderbeut

schedule08:56 - 7 Shkurt, 2021

schedule 08:56 - 7 Shkurt, 2021

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të një sëmundje të rëndë në moshën 63-vjeçare, Milutin Kërçiç, ish-lojtar i Skënderbeut dhe legjendë e klubit. Lajmin e njoftojnë familjarë të tij dhe dashamirës të Skënderbeut në rrjetet sociale.

 

Gjatë Kërçiç e kaloi gjithë karrierën e tij si futbollist te Skënderbeu. Ai luajti në vitet 1970 dhe ishte një nga sulmuesit më të mirë në vendin tonë. Në sezonin 2010-11, Kërçiç ishte edhe pjesë e stafit teknik të Skënderbeut, si dhe ndihmësi i parë i ish-trajnerit Shpëtim Duro.


Edhe me ardhjen e teknikut çek, Stanislav Levi, ai vazhdoi punën pranë skuadrës si ndihmës trajnerdhe si përkthyes për lojtarët sllavë që luanin te kjo skuadër, duke pasur një meritë të madhe në suksesin e madh të Skënderbeut të atyre viteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!