Barcelona siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në mesjavë, teksa nesër luan sërish në transfertë. Kësaj radhe në Andaluzi përballë Betis, një sfidë e komplikuar dhe e vështirë. Trajneri i ekipit katalanas, Roland Koeman ndalet tek e ardhmja e Messit në konferencën për shtypin.
“Të ardhmen e tij e vendos vetëm Leo. Sigurisht që mua do të më pëlqente të ishte i lumtur me ne dhe të qëndronte këtu edhe për shumë vite të tjera. Ne kemi nevojë për të dhe Barcelona përfiton shumë nëse ai qëndron dhe vijon të jetë i lumtur, ashtu siç është në këto momente.
Titulli? Kemi akoma shpresa, edhe pse nuk e kemi në dorë atë që po bën Atletico. Duhet të vijojmë me fitore dhe të mbajmë gjallë shpresën, edhe pse është shumë e vështirë të rrëzojmë Atleticon nga froni“, deklaroi trajneri holandez i ekipit katalanas. /abcnews.al