Aston Villa arriti një fitore shumë të rëndësishme pak më parë në shtëpi kundër Arsenalit, ku vendasit triumfuan me rezultatin 1-0. Tre pikë të tjera për londinezët dhe tashmë e shikojnë veten më afër zonës europiane në klasifikim.
Megjithatë, jo të gjithë ishin të lumtur tek Aston Villa. Në minutën e 78-të të takimit, trajneri Dean Smith vendos të aktivizojë Jacob Ramsey në vend të Ross Barkley. Ky i fundit nuk e pristë zëvendësimin dhe reagimi i tij nuk ishte aspak pozitiv.
“That is not going to help him!”
Ross Barkley was not happy at being substituted, Andy Gray is not happy either!#AVLARS #beINPL
Watch Now – https://t.co/RRmQgctETJ pic.twitter.com/p7CX8Yn3xj
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) February 6, 2021
n
Mesfushori që është në huazim nga Chelsea menjëherë sapo iu drejtua stoli goditi një nga shishet e ujit, duke tërhequr vëmendjen e trajnerit, i cili nuk e pëlqeu aspak këtë veprim të anglezit. Tifozët e Aston Villas shpresojnë që ajo situatë të ketë mbetur aty, edhe pse ende nuk dihet nëse ata të dy janë sqaruar. /abcnews.al