Xhorxh Kluni është aktori më i paguar për vitin 2018, sipas një klasifikimi të bërë nga revista amerikane “Forbes”. Nga 1 qershori 2017 deri në 1 qershor të këtij viti aktori i shquar i Hollivudit ka shtuar në arkën e tij 239 milionë dollarë.
Vendin e dytë e mban aktori Dëayne Johnson, me 124 milionë dollarë. Ndërsa i treti renditet Robert Doëney Junior, me 81 milionë dollarë të fitur gjatë vitit të fundit.
Për këtë klasifikim të aktorëve më të pasur, Forbes nuk ka pasur parasysh vetëm të ardhurat nga kinematorafia, por edhe fitime të tjera jashtë profesionit. Kështu Xhorxh Kluni përfitoi këtë vit 700 milionë dollarë vetëm nga shitja e kompanisë së tij të Tekilas.
Për Dëayne Johnson, thelbësore ishin të ardhurat nga suksesi i Filmit “Jumanji, Mirë se erdhët në xhungël”, që ka arkëtuar mbi 940 milionë dollarë në nivel global. Ky ka qenë dhe filmi i pestë në vitin 2017, për nga niveli i të ardhurave të arkëtuara.
Xhorxh Kluni e ndan kurorën e më të pasurve të Hollivudit me aktoren Skarlet Johanson, e cila më parë u shpall po nga revista “Forbes” si aktorja më e pasur për vitin 2018. /abcnews.al