Olsi Sejdi dhe Joni Dega në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi biseduan për trendet e fundit të veshjeve dhe look-ut tek meshkujt. Sa i takon tatuazheve Olsi Sejdi tha se në ditët e sotme janë të rrallë njerëzit që nuk kanë tautuazhe. Ai është ende në punë për t’a bindur babait të tij 70 vjeç që një krahë t’ja bëj më tatuazhe, ndërkohë që nëna e tij ka tre tatuazhe. Sipas tij, kur bëhet një tatuazh duhet të mendohet që të ketë një domethënie në mënyrë që të mos kërkosh ta heqësh në vitet e mëvonshme.
“Janë punë të nxituara, punë të bëra keq dhe amatore, ose emrat e ish-dashurve/ave. sidomos brezi i ri”.
Në këtë moment ndërhyn edhe Joni Dega i cili tregoi historinë me shoqen e klasës, e cila në njërën anë të këmbës kishte vendosur emrin e të dashurit që kishte dhe më vonë në këmbën tjetër emrin e të dashurit tjetër. Dega tha se i dashuri i ri i saj e kishte ndihmuar ekonomikisht që ta hiqte me lazer emrin e te dashurit të parë.
Ermali e pyet Jonin nëse e ka hasur në bisedat apo diskutimet e përditshme se një djalë që kurohet mund të paragjykohet apo etiketohet me konceptim metroseksual. “A ndjejmë se Tirana sado e madhe, ende paragjykon?”, ngre pyetjen Ermali.
Ai thotë se duke u nisur nga vetja e tij, njerëzit që e njohin e dinë shumë mirë se kush është. Ai tregon duke qeshur se vëthin e ka vendosur gjatë orës së matematikës avancë.
“Vëthin e kam vendosur gjatë matematikës avancë. Kishte një gocë pistoletë me vete dhe më tha “a ti shpoj veshët” dhe i shpova. (të qeshura në studio). Mbase më ka ndihmuar fakti që jam pak më autgoing dhe ekstrovert, por do e shikoja problem nëse do isha një tip më i ngurtë”./abcnews.al