Qethi Bashën e reagoi Braçe, ja ç’do ti bënte berberi i famshëm Edi Ramës

schedule18:12 - 5 Shkurt, 2021

schedule 18:12 - 5 Shkurt, 2021

Xhimi Beqiri këtë të premtë ishte i ftuar në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ku foli mbi përkujdesjen që meshkujt tregojnë ndaj imazhit të tyre. Në sallonin e tij shkojnë personazhet e njohur dhe të panjohur të kryeqyetetit, mes të cilëve edhe politikanë.  Postimi i tij në Instagram me Lulzim Bashën, ku kishte komentuar edhe Erjon Braçe, mori vëmendjen e medias sociale. Ermali e pyet nëse pranojnë ata të dorëzohen tek ai kur vjen puna tek pamja e jashtme.

“Patjetër. Ata janë shumë të thjeshtë, shumë paqësor, shumë komunikueshëm, qytetarë”, tha Xhimi.

Ermali sërish e pyet nëse “Z. Basha i tha bëj çtë duash”?

“Jo bëj ç’të duash nuk tha por në dorën time përfundoi. Domethënë çfarë diskutova dhe mendova ajo u realizua në fund”.

Ermali e “ngacmon” edhe për komentin që Z. Braçe kishte bërë në status. Ai e pyet se “Si ndjehesh kur je në vorbullën e mediave sociale”?  Xhimi tha se “unë i marr me humor”.

Karantina solli ndryshime edhe në imazhin e shumë figurave politike në vend, ndaj në Kryeministri mjekrra u bë kryefjalë. Ermali e pyet Xhimin nëse ia doli të fuse më shumë në mode mbajtjen e saj.

“I sugjeroj më të mirën e mundshme sepse një mjekërr është një aksesor. Të gjithë e duan modernen por në bazë të pozicionit të punës duhet të luajmë me moderne-sportive”.

Ai e pyet konkretisht për Edi Ramën nëse duhet ta mbaj apo ta heqë mjekrrën.

Xhimi sugjeron për Kryeministrin kurim të saj dhe që ta rrisë edhe pak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!