Tirana pret nesër në “Selman Stërmasi” Skënderbeun, duke nisur nga ora 13:45 për javën e 18 të Kategorisë Superiore. Para kësaj sfide në konferencë për shtyp foli trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.
“Në Superiore nuk ka ndeshje të lehta, duhet gjithmonë impenjim maksimal. Skënderbeun e vlerësojmë nga emri, jo nga renditja në tabelë. Ne që jemi profesionistë futbolli na bën të ndryshojmë skuadra. Nuk është e vështirë të kem përballë Skënderbeun.
Lojtarët e rikthyer nga dëmtimi? Gjendja nuk është më e mira e mundshme sepse lojtarët vijnë pas dëmtimeve, jemi mundur ti menaxhojmë dhe të mos i dëmtojmë deri kur të kthehen në formën e tyre më të mirë. Skuadra po më përgjigjet, të paktën në stërvitje.
E rëndësishme është të rikthejmë besimin në vete. Jemi kampionë në fuqi dhe duhet të sillemi si të tillë. Për merkaton merret klubi. Largimet e mundshëm te Muçit dhe Ismajlgecit? Jemi në periudhë merkatoje dhe lakohet emrat e dy lojtarëve më të mirë tanët. I kam takuar të dy dhe i kam thënë të jenë të qetë sepse ajo që është shkruar do ndodhë.
Sulmi? Kam 1 javë që e kam marrë skuadrën. Statistikat nuk i kam parë. E rëndësishme është që kemi fituar 1-0, nuk kemi pësuar gol. Sigurisht do mundohemi të luajmë në sulm, ashtu siç na ka hije. Do i marrim ndeshjet një nga një dhe do bënim gabim nëse bëjmë ndryshe”, u shpreh Shehi. /abcnews.al