Në “Abc e Pasdites” me Erma Peçi këtë të enjte ishin të ftuar balerini i njohur Jurgen Bala, Teuta Borova dhe Klodi Shanto, të cilët rrëfyen eksperiencat e tyre mbi udhëtimet. Balerini Bala i sapo kthyer nga Amerika në Shqipëri, tha se e kishte me shumë frikë dhe merak, për këtë arsye e kishte shtyrë disa herë ardhjen.
Gjatë udhetimit për në Shqipëri, balerinit i kishte bërë çudi momenti i servisjes së produkteve ushqimore, ku të gjithë njerëzit në të njëjtën kohë hiqnin maskat për të ngrënë ushqim. Sipas tij, kjo hidhte poshtë gjithë rregullat e zbatuara deri në atë moment. Teuta Borova tha gjatë bisedës se në vendet jashtë mbajtja e maskës është detyrim moral i njerëzve më shumë se sa ligjor, ndërkohë që në vendin tonë nuk ndodh kështu.
Teksa Ermali tha se ne listën e vendeve që duhet të vizitohen google sugjeronte si opsion të pare “stay home”. Në këtë moment ndërhyn Borova tregoi se u infektua gjatë qëndrimit në shtëpi dhe jo në udhëtim.
“Stay home, stay home, por mua në homë më kapi covid-19 nuk më kapi në udhëtime. Do fluturoja në 11 dhjetor në Gjermani, shkoj bëj testin e Covid dhe të nesërmen në mëngjes marr përgjigjen online që isha pozitive”.
Nga ana tjetër Klodi Shanto tha se sa i takon fluturimeve nuk ka asgjë të sigurt, dhe duhet të jenë të gjithë të abdejtuar me të rejat sepse mund të kancelohen fluturimet.
“Më besdis fakti që nuk planifikojmë dot udhëtime. Mund të ekzistoj mundësia që unë planin që kam për mars ta ndryshoj. Duhet të futesh gjithmonë në google dhe të shikosh kush është vendi që aktualisht ti mund të shkosh”./abcnews.al