“Brighton bëri çfarë deshi me ne, ta harrojmë titullin”, Robertson flet troç

schedule16:38 - 4 Shkurt, 2021

schedule 16:38 - 4 Shkurt, 2021

Liverpool po has shumë vështirësi në kampionat këtë sezon. Vjet dominuan çdo kundërshtar dhe rikthyen titullin pas 30 viteve në “Anfield”, por gjërat kanë ndryshuar për keq.

Mbrëmë erdhi disfata e dytë radhazi brenda. Brighton theu 0-1 skuadrën e Klopp dhe diferenca me Manchester City kryesues ka shkuar 7 pikë (City ka luajtur një ndeshje më pak). Andy Robertson nuk kursehet në analizën e tij dhe tenton të shkundë shokët e skuadrës.

Brighton ishte skuadra më e mirë në fushë. Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me lojën që zhvilluam. Kundërshtarët luajtën më mirë dhe e merituan fitoren. Na bënë shumë presing, me pak fjalë bënë çfarë deshën me ne.

Nuk mposhteshim në shtëpi prej një kohe të gjatë, teksa kemi humbur dhe kemi dështuar në dy ndeshjet e fundit. Duhet të kthehemi te rezultatet pozitive, duhet ta gjejmë mënyrën.

City? Çdo ndeshje kundër tyre është e rëndësishme. Për momentin nuk duhet ta mbajmë mendjen te titulli, pasi nuk jemi në garë për trofeun. Ata janë shtatë pikë mbi ne dhe kanë për të luajtur edhe një ndeshje më shumë.

Mendoj se të njëjtën gjë do të thonin ata nëse, potencialisht, do të ishin dhjetë pikë pas nesh. Kemi vetëm një detyrë për momentin: duhet të kthejmë Liverpoolin e vërtetë“, përfundon mbrojtësi skocez i kampionëve në fuqi. /abcnews.al