Lokomotiva shqiptare edhe me “letra”, kroatët reklamojnë vizitën e veçantë

schedule12:46 - 4 Shkurt, 2021

schedule 12:46 - 4 Shkurt, 2021

Lokomotiva e Zagrebit është një shtëpi edhe për shqiptarët. Falë Besnik Prengës, i cili është pjesë e këtij klubi, kroatët kanë marrë nga Shqipëria disa futbollistë ndër vite dhe lidhja është forcuar nga dita në ditë.

Klubi nga Kajserica ka bërë me dije se sot është vizituar nga Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda, së bashku me një delegacion. Klubi kroat i falënderon, ndërkohë që kujton edhe emrat e Rrahmanit, Grezdës, Kastratit dhe Uzunit, që më parë kanë qenë pjesë e tyre dhe kanë marrë ftesa nga Shqipëria dhe Kosova.

Sigurisht nuk mbeten jashtë fokusi edhe të rinjtë e tjerë, si Mersinaj, Tuci, Çokaj, Kallaku, Tahirah dhe Maliki. Një pjesë e tyre ishin edhe në takim me ambasadorin ditën e sotme. /abcnews.al