Fauci: Që t’i kthehemi normalitetit, 85% e popullsisë duhet të jetë e vaksinuar

schedule22:56 - 3 Shkurt, 2021

schedule 22:56 - 3 Shkurt, 2021

Rreth 70% deri 85% e popullsisë amerikane duhet të jetë e vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 para se vendi të fillojë t’i kthehet normalitetit. Kështu është shprehur Anthony Fauci për CNN.

Deri më tani, më pak se 2% e amerikanëve i kanë marrë të dyja dozat e një vaksine Covid-19, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në gjithë SHBA-në janë administruar gati 34 milion doza vaksinash për Covid-19, ndërsa më shumë se 27 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë – ose pak më shumë se 8% të popullsisë.

Rreth 6.4 milionë amerikanë i kanë marrë të dyja dozat, tregojnë të dhënat e CDC. Fauci tha se ai shpreson që vendi mund të arrijë në atë nivel të lartë të vaksinimeve deri në fund të verës ose deri në fillim të vjeshtës.

“Duke thënë këtë,” shtoi ai, “ekziston një ‘por’ absolute. Dhe ‘por’ është se ne duhet të adresojmë variantet.”

Ekspertët kanë dhënë alarmin për variantet e reja Covid-19 që janë zbuluar në SHBA, duke paralajmëruar se vendi tani është në garë me kohën për të vaksinuar sa më shumë njerëz para se variantet të përhapen shumë dhe mundësisht të shkaktojnë një rritje tjetër të infeksioneve. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!