Ajax ka kryer një gafë të rëndë. Rekordmenët e futbollit holandez, kanë harruar të regjistrojnë Sebastian Haller në listën e UEFA-s.
22.5 milion euro pagoi Ajax te West Ham në ditët e para të janarit, por drejtuesit kanë kryer një gafë diletantësh, duke i mohuar 26-vjeçarit aktivizimin në Europa League.
Gjithçka zbulohet nga NU.nl, që citon një zyrtar të “harkëtarëve”. “Është e vërtetë që Haller nuk është në listën që kemi dorëzuar në UEFA.
Po punojmë me drejtuesit e Federatës (KNVP) dhe UEFA-n për të zbuluar se ku kemi gabuar dhe çfarë ka shkuar keq“. /abcnews.al