Joao Felix është infektuar me Covid-19 dhe do i duhet të ndalet e të izolohet në shtëpinë e tij deri në momentin e shërimit nga virusi i rrezikshëm, që ditën e djeshme preku edhe presidentin e Real Madrid, Florentino Perez.
Lajmin infektimit e njofton vetë klubi madrilen, që konfirmon se ai është izoluar sipas të gjitha protokolleve të La Liga dhe vetë shtetit spanjoll.
Nuestro jugador @joaofelix70 ha dado positivo por COVID-19; se encuentra aislado y cumpliendo la cuarentena en su domicilio.
— Atlético de Madrid (@Atleti) February 3, 2021
Aktualisht Felix është i infektuari i tretë te Atletico Madrid, pas Mario Hermoso dhe Yannick Carrasco. Shumë probleme për trajnerin Simeone, që do duhet të bëjë pa tre titullarët në ndeshjet e radhës. /abcnews.al